Ndërlidhjet

Presidenti kinez kërkon forcimin e ushtrisë


Presidenti i Kinës, Xi Jinping
Presidenti i Kinës, Xi Jinping

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka kërkuar zhvillim më të hovshëm të pajisjeve të avancuara ushtarake, me qëllim të ndërtimit të një ushtrie të fortë.

Teksa ka folur gjatë një konference dy-ditore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, Jinping ka thënë se reformat ushtarake, duhet të udhëhiqen nga objektivi për të ndërtuar një ushtri të fortë.

“Armatimi i avancuar është mishërim i një ushtrie moderne dhe një mbështetje vendimtare për sigurinë kombëtare”, ka thënë Xi Jinping.

Kritikët thonë se Jinping është i shtyrë për ta forëcuar ushtrinë e shtetit, me qëllim të mbrojtjes së të gjitha ujërave të diskutueshme, në detet lindore dhe jugore të Kinës.

XS
SM
MD
LG