Ndërlidhjet

Nazarbaev: Sanksionet ndaj Rusisë kanë pasur efekt


Presidenti francez dhe presidenti kazak
Presidenti francez dhe presidenti kazak

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev,i ka thënë homologut të tij francez Francois Hollande, se sanksionet e vendeve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë, janë duke pasur një efekt të vogël.

Sipas tij, teksa kriza në Ukrainë është duke vazhduar, vendet evropiane duhet të kërkojnë dhe të gjejnë kompromis me Moskën.

Gjatë një konference të përbashkët me presidentin francez në Astana, Nazarbaev ka thënë se palët duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët me qëllim që kriza të zgjidhet.

Ai ka shtuar se situata në Ukrainë nuk e ka ndihmuar askënd por vetëm ka pasur një ndikim negativ në situatën politike dhe eknonomike të Evropës, Azisë dhe botës në përgjithësi.

“Nuk ka rezultat nëse vazhdojmë që përmes sanksioneve të vendosura ta fusim njëri tjetrin në qoshe”, ka thënë Nazarbaev.

XS
SM
MD
LG