Ndërlidhjet

OSBE dënon arrestimin e gazetares së REL-it


Khadija Ismayilova
Khadija Ismayilova

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dënuar arrestimin e gazetares hulumtuese, Khadija Ismayilova, e cila kontribuon për Shërbimin e Azerbajxhanit të Radios Evropa e Lirë.

“Arrestimi i Ismayilovas nuk është asgjë tjetër pos një frikësim i orkestruar, i cili është pjesë e një fushate të vazhdueshme për të heshtur zërat e lirë dhe kritikë”, ka thënë përfaqësuesja për media e OSBE-së, Dunja Mijatoviq.

“Unë e përsëris thirrjen time për autoritetet e Azerbajxhanit që të ndalojnë këtë praktikë, e cila është e dëmshme për lirinë e medias”, ka shtuar Mijatoviq.

Ismayilova është dënuar nga një gjykatë në Baku me dy muaj paraburgim, nën akuzat se ka nxitur një person të bëjë vetëvrasje.

Këtu mund të lexoni deklaratën e kryeredaktorit të Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiq, në lidhje me këtë rast.

XS
SM
MD
LG