Ndërlidhjet

SHBA: Kerry i zhgënjyer me akuzat ndaj gazetarit në Iran


Gazetari Jason Rezaian
Gazetari Jason Rezaian

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se është “thellë i zhgënjyer” nga raportet se gazetari i së përditshmes Washington Post, Jason Rezaian, i arrestuar në Iran për më tepër se katër muaj, është akuzuar edhe formalisht.

Natyra e akuzave kundër tij nuk është e qartë.

Në deklaratën e tij të sotme, sekretari Kerry, tha se është “i shqetësuar” me mënyrën se si po udhëhiqet rasti i tij, derisa nuk i është lejuar as prania e avokatit.

Zoti Kerry theksoi se kjo paraqet shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe atyre iraniane dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit, Jason Rezaian.

Gazetari Rezaian, me shtetësi iraniane dhe amerikane, ishte arrestuar më 22 korrik, së bashku me gruan e tij, po ashtu gazetare, e cila më vonë ishte liruar.

XS
SM
MD
LG