Ndërlidhjet

Putin: Biseda me liderët e Serbisë dhe Hungarisë për energji


Nga takimi i Putinit (majtas) me Nikolliqin në muajin tetor 2014 në Beograd
Nga takimi i Putinit (majtas) me Nikolliqin në muajin tetor 2014 në Beograd

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka disktuar për bashkëpunimin në fushën e energjisë me telefon, me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ka njoftuar presidenca ruse.

Kremlini tha se Putin ka diskutuar për “perspektivën e ndërveprimit të mëtejmë në sektorin e energjisë” në dritën e vendimit të Rusisë, për tërheqje nga ndërtimi i projektit të gazsjellësit Rrjedha Jugore, i cili do të kalonte nën Detin e Zi, deri në Bullgari dhe më vonë do të furnizonte me gaz natyror rus Serbinë dhe Hungarinë.

Beogradi i kishte dhënë mbështetje të fuqishme këtij projekti, për të cilin Bashkimi Evropian kishte vlerësuar se i ka shkelur disa legjislacione antimonopol në BE.

Javën e kaluar, senatori amerikan, John McCain, e kishte kritikuar kryeministrin hungarez, Viktor Orban, duke thënë se ai ishte “në të njejtin shtrat me Vladimir Putinin”.

XS
SM
MD
LG