Ndërlidhjet

SHBA “s’do të rishikojë” politikën e lirimit të pengjeve


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Shtetet e Bashkuara nuk do të rishikojnë operacionet për lirimin e amerikanëve që mbahen peng nga militantët, pavarësisht dështimeve të fundit, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Gazetari amerikan, Luke Somers, dhe mësuesi afrikanojugor, Pierre Korkie, janë vrarë nga Al Kaida në Jemen, gjatë një operacioni të udhëhequr nga SHBA-ja të shtunën.

Hagel ka mbrojtur përpjekjen e shpëtimit, duke thënë se bastisjet e tilla janë të rrezikshme, porse nuk ka nevojë për rishikim të politikës.

Familja dhe miqtë e dy viktimave kanë kritikuar sulmin e armatosur.

Ai është zhvilluar tre ditë pasi militantët kanë publikuar një video të një fotoreporteri britanik, duke thënë se ai do të vritet brenda 72 orësh nëse disa kërkesa nuk plotësohen.

XS
SM
MD
LG