Ndërlidhjet

Steinmeier viziton Gjeorgjinë


Ministri i jashtëm gjermanm Frank-Walter Steinmeier
Ministri i jashtëm gjermanm Frank-Walter Steinmeier

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, po qëndron në Gjeorgji, për të biseduar me zyrtarët e qeverisë së atjeshme.

Vizita e Steinmeier në Gjeorgji, realizohet tri ditë pasi që ushtria ruse i ka filluar stërvitjet në rajonin e shkëputur gjeorgjian të Osetisë Jugore.

Ministri gjerman, gjatë dy ditëve të vizitës së tij, pritet të takohet me homologen e tij gjerorgjiane Tamara Beruchavili, kryeministrin Irakli Garibashvili dhe presidentin Giorgi Margvelashvili.

Ambasada gjermane në Tbilisi, ka njoftuar se gjatë takimeve do të diskutohet për ndërtimin e një shkolle gjermane në Tbilisi.

Steinmeier e ka vizituar Gjeorgjinnë edhe në mars të këtij viti, së bashku me homologun francez, Laurent Fabius.

Vizita e tij e tashme, realizohet një ditë pasi që Ministria e jashtme gjeorgjiane përmes një notë proteste, ka reaguar ndaj stërvitjeve ushtarake ruse në rajonin e Osetisë Jugore.

XS
SM
MD
LG