Ndërlidhjet

Të enjten rifillon dërgimi i gazit nga Rusia në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Monopoli i transportit të gazit në Ukrainë, Ukrtransgazs, thotë se Rusia ka premtuar se do të rifilloj të furnizoj Ukrainën me gaz natyror që nga 11 dhjetori, pas një ndërprerje prej gjashtë muajsh të furnizimit për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çmimit dhe borxheve të papaguara.

Njoftimi është bërë publik sot, nga zëdhënësi i Ukrtransgaz, Maxim Belyavsky.

Më 5 dhjetor, Ukraina ia ka transferuar komapnisë ruse Gazprom 378 milionë dollarë, si parapagim për një miliard metra kub të gazit rus.

Ministri i energjetikës në Ukrainë, Volodymyr Demchyshyn, kishte pritur që furnizimi me gaz të nisë sot.

Ukrtransgaz nuk ka dhënë arsye për vonësen e gazit.

Një zëdhënës i monopolit rus Gazprom, ka njoftuar se kompania e ka pranuar pagesën, dhe se është e gatshme që të filloj me dërgimin e gazit në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG