Ndërlidhjet

Në Pakistan shpëtohet ligjvënësi i rrëmbyer


Ilustrim
Ilustrim

Forcat e sigurisë në Pakistan, e kanë shpëtuar një ligjvënës provincial i cili ishte rrëmbyer në një zonë në kufi me Afganistanin, dhe si i tillë është mbajtur rob për gjashtë muaj.

Operacioni i shpërtimit i realizuar gjatë të hënës, e ka liruar Rana Jamil Hassan Khan, një anëtar i asamblesë qeverisëse të provincës Punjab.

Ai ishte rrëmbyer nga një grup i armatosur në muajin maj, në qytetin Sargodha.

Khan po udhëtonte drejt Islamabadit, kur edhe ishte rrëmbyer së bashku me graun e tij.

Grupi i armatosur e kishte liruar gruan e Khan, vetëm disa orë pas rrëmbimit.

Një zyrtar i lartë në qeverinë provinciale Khyber Pakhtunkhwa, ka njoftuar se operacioni i së hënës i shpëtimit u realizua në rajonin fisnor Khyber që kufizohet me Afganistanin.

Ai nuk ka dhënë detaje në lidhje me zonën dhe nuk ka pranuar njashtu të komentoj, nëse kianë paguar shpërblim në këmbim të lirimit të Khan.

XS
SM
MD
LG