Ndërlidhjet

SHBA: Hetimet për CIA-n duhet të përcillen me ndjekje


Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe kundërterrorizëm, Ben Emmerson, ka bërë thirrje për ndjekje ligjore të zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, që ishin të involvuar në atë që në rapoprtin e Senatit amerikan u vlerësuan si marrje “brutale” në pyetje e të dyshuarve për terrorizëm.

Në këtë raport, që u publikua mbrëmë, theksohet se teknikat e zgjeruara të hetimeve “nuk ishin mjete efektive për sigurimin e informatave të sakta ose për fitimin e bashkëpunimit të të burgosurve”.

Zoti Emmerson, tha se zyrtarët e lartë nga administrata e ish-presidentit, George Bush, që i planifikuan dhe i autorizuan krimet, duhet të ndiqen ligjërisht, e po ashtu, edhe zyrtarët qeveritarë dhe ata të CIA-s përgjegjës për torturë.

Bashkimi i Lirive Civile Amerikane i ka bërë thirrje prokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, që ta emëroj një prokuror special për hetimin e zyrtarëve që “krijuan, miratuan, kryen dhe e fshehën programin e torturës”.

XS
SM
MD
LG