Ndërlidhjet

Kerry: Kërkohet autoritet i ri në luftën kundër IS-it


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara më tepër autoritet të ri për luftë kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Gjatë një dëgjimi mbrëmë vonë në Uashignton, zoti Kerry, tha se administrata e kishte mbështetur propozimin për dhënien e fuqisë së re të luftës për periudhën trivjeçare, për t’iu shmangur një autorizimi të pakufizuar.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan, ligjvënësit nuk duhet ta kufizojnë aksionin ushtarak amerikan në Irak ose Siri, ose ta parandalojnë presidentin, Barack Obama, nga vendosja e më shumë ushtarëve, nëse ai këtë më vonë e sheh si të domosdoshme.

Zoti Obama ishte kritikuar për përdorimin e autorizimeve nga Kongresi në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, që ish-presidenti, George Bush, i kishte shfrytëzuar, pas sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator 2001.

XS
SM
MD
LG