Ndërlidhjet

Loja vendore "Haluci" në tregun botëror


Loja e quajtur "Haluci", që kishte bërë bujë në rrjetin social Facebook në mesin e qytetarëve shqiptarë, tash vjen edhe si aplikacion për përdoruesit e Android dhe Apple.

Përmes një komunikate për media, kompania zhvilluese e lojës, Trigonom, me bazë në Prishtinë, thotë se "Haluci ka arritur të thyejë rekordet vendore me mbi 100,000 përdorues në Facebook".

Siç bën të ditur kompania, synim i tyre është që kjo lojë të futet në konkurrencë në tregun ndërkombëtar, krahas lojërave Mega Jump, Doodle Jump, Angry Birds etj.

"Loja Haluci është ridizajnuar pas suksesit vendor, si në anën vizuale po ashtu dhe në koncept, me qëllim që të argëtojë lojtarët anekënd botës", thuhet në komunikatën e Trigonom.

XS
SM
MD
LG