Ndërlidhjet

Khamenei kritikon SHBA-të pas raportit për CIA-n


Ayatollah Ali Khamenei
Ayatollah Ali Khamenei

Një llogari në rrjetin social Twitter, e lidhur me liderin suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei ka postuar një mesazh që thoshte se raporti i Senatit të SHBA-ve për torturat e CIA-s, tregoi se qeveria amerikane ishte një "simbol i tiranisë".

Mesazhi i postuar më 10 dhjetor tha: "Sot Qeveria e SHBA-së është simbol i tiranisë kundër njerëzimit; edhe populli amerikan është përballur me mizori".

Ky postim mbante hashtag (# thurjen) "TortureReport".

Një mesazh më vonë tha: "Shikoni se si njerëzimi është duke u trajtuar nga fuqitë dominuese me propagandë që bie në sy dhe në emër të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë".

Raporti i lëshuar më 9 dhjetor tha se CIA kishte mashtruar Shtëpinë e Bardhë dhe publikun në lidhje me torturimin e të burgosurve pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe se torturat ishin më të shpeshta dhe më të ashpra sesa që ishte ditur më parë.

XS
SM
MD
LG