Ndërlidhjet

Personaliteti i vitit - luftuesit e Ebolas


Ballina e revistës "Time"
Ballina e revistës "Time"

Revista "Time" ka emëruar personelin mjekësor që po lufton virusin Ebola si "Personaliteti i vitit 2014".

Revista amerikane tha se ka zgjedhur luftuesit e Ebolas për këtë nder, pasi që këta persona janë ata që "rezikuan dhe vazhduan, sakrifikuan dhe shpëtuan".

"Pjesa tjetër e botës mund të flejë e qetë për shkak se një grup i burrave dhe grave janë në gjendje të qëndrojnë dhe të luftojnë', shkroi redaktorja e revistës, Nancy Gibbs.

Shpërthimi aktual i virusit Ebola, më i keqi deri tani, ka vrarë më shumë se 6,300 njerëz në mbarë botën, shumica prej të cilëve ishin nga vendet perëndimore të Afrikës, si Sierra Leone, Guinea dhe Liberia.

"Time" tha se virusi preku doktorë dhe infermierë në një numër të paparë deri më tash.

XS
SM
MD
LG