Ndërlidhjet

Kosovë: Arrestohen 4 persona, konfiskohen substanca narkotike


Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona dhe ka konfiskuar 1 kilogram marihuanë dhe 300 gramë heroinë.

Përmes një komunikate për shtyp të policisë, thuhet se ky intitucion ka realizuar një operacion të kontrollimit të një veture në të cilën dyshohej se mund të kishte substnca narkotike.

"Pas ndalimit dhe kontrollit të veturës së dyshuar, janë gjetur brenda saj një sasi prej 1038.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, me ç’rast vetura e dyshuar është konfiskuar dhe tre persona të dyshuar janë arrestuar. Dyshohej se personat e dyshuar vepronin në grup të organizuar dhe lidhur me këto dyshime me të Gjykatës Themelore në Ferizaj është realizuar kontrollimi i katër lokacioneve tjera", thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, si rezultat i bastijeve është arrestuar edhe një person i dyshuar, në shtëpinë e të cilit janë konfiskuar edhe 305 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

XS
SM
MD
LG