Ndërlidhjet

Kazakistani gjobit shtetasin amerikan për këndim në kafene


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Kazakistan e ka gjobitur një qytetar të Shteteve të Bashkuara pasi që i njëjti, ka luajtur muzikë dhe ka kënduar pa leje në një kafene të qytetit verior Pavlodar.

Gjykata e specializuar administrative në Pavlodar, ka bërë me dije se shtetasi amerikan ka arritur në Kazakistan në muajin tetor.

Sipas gjykatës, ai ka arritur me vizë turistike, vizë sipas të cilës, ai nuk kishte të drejtë pune.

Amerikani, emri i të cilit nuk është bërë publik nga gjykata, ka thënë se ka qenë në dijeni se nuk i lejohet të punoj.

Gjykata e ka gjobitur atë më 410 dollarë.

Nuk është e qartë nëse ai do të deportohet nga Kazakistani.

XS
SM
MD
LG