Ndërlidhjet

SHBA: Miratohen shpenzimet, evitohet mbyllja e qeverisë


Pamje nga Uashigntoni
Pamje nga Uashigntoni

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikane ka miratuar legjislacionin në vlerë prej 1,100 miliardë dollarëve, për financimin e agjencive qeveritare, duke e evituar mbylljen e qeverisë.

Kjo masë u miratua mbrëmë vonë, me ç’rast për votuan 219 anëtarë, ndërsa kundër ishin 206.

Presidenti Obama kishte kërkuar nga ligjvënësit që ta mbështesin këtë legjislacion.

Me këtë u evitua ndalja e financimit, pasi afati i fundit ishte mbrëmë në mesnatë. Po ashtu, ligjvënësit e zgjatën afatin për 48 orë, në mënyrë që Senati të ketë më tepër kohë për shqyrtimin e legjislacionit.

Lideri i demokratëve në Senat, Harry Reid, tha se për këtë legjislacion do të debatohet sot.

XS
SM
MD
LG