Ndërlidhjet

OKB dhe SHBA e dënojnë sulmin në Afganistan


Pamje pas sulmit vetëvrasës në një shkollë të financuar nga Franca në Kabul
Pamje pas sulmit vetëvrasës në një shkollë të financuar nga Franca në Kabul

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin e djeshëm vetëvrasës në një shkollë të financuar nga Franca, në kryeqytetin Kabul në Afganistan, me ç’rast është vrarë një shtetas gjerman dhe disa persona të tjerë janë plagosur.

Policia afgane tha se sulmin vetëvrasës e kishte kryer një djalë i ri në shkollën e cila është pjesë përbërëse e një qendre kulturore franceze në Kabul.

Kombet e Bashkuara thanë se sulmi në shkollë dhe një sulm tjetër vetëvrasës në ditën e njejtë, nga i cili u vranë 6 ushtarë afganë, ka shkaktuar shqetësime serioze për kërcënimin që paraqesin talibanët dhe grupet e tjera militante.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul e ka shprehur përsëri përkushtimin e vazhdueshëm të Uashingtonit për të ndihmuar në sigurimin e “paqes dhe stabilitetit për popullin afgan”.

XS
SM
MD
LG