Ndërlidhjet

Mbyllet hapësira ajrore e Londrës


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët evropianë të navigacionit dhe sigurisë ajrore, kanë bërë të ditur se deri në orën 20.00 të mbrëmjes së sotme, do të jetë e mbyllur hapësira ajrore mbi qytetin e Londrës.

Hapësira ajrore mbi Londër do të jetë e mbyllur për shkak të dështimit të një kompjuteri që bën kontrollimin e trafikut ajror.

Organizata me seli në Bruksel e cila e bën kontrollimin e trafikut ajror, Eurocontrol, ka njoftuar për këtë mbyllje të hapësirës ajrore, menjëherë pasi që ishte publikuar një lajm se fluturimet nga Aeroporti Heathrow në Londër, po vonohen për shkak të ndërprerjës së energjisë.

Zyrtarët nga Aeroporti Gatwick në Londër kanë bërë me dije se gjatë kësaj kohe sa hapësira ajrore është e mbyllur, nuk do të ketë asnjë ngritje nga aeroporti i tyre.

Aeroporti në Manchester nuk i ka ndryshuar fluturimet, për shkak se ky aeroport, nuk është i prekur nga vendimi për mbylljen e përkohshme të japësirës ajrore të Londrës.

XS
SM
MD
LG