Ndërlidhjet

Jemen: Vriten tre militantë të maskuar si gra


Jemen
Jemen

Zyrtarët e sigurisë në Jemen kanë thënë se një nga rojet e tyre kufitare ka vrarë tre militantë të dyshuar, të cilët kanë bërë përpjekje të kalojnë në Arabinë Saudite, të maskuar me vello të grave.

Ushtarët në pikën kufitare Hawdh kanë thënë se kanë dërguar makinën në një postbllok policor pranë, në mënyrë që policet gra të kontrollojnë identitetin e pasagjerëve me vello, që kanë qenë duke udhëtuar me një shofer mashkull.

Njëri nga burrat e maskuar ka qëlluar me armë zjarri ushtarin që ka ndaluar makinën.

Sipas burimeve zyrtare, ushtari i plagosur ka vrarë më pas të tre pasagjerët dhe ka plagosur shoferin.

Zyrtarët jemenas të sigurisë kanë thënë se shoferi ka pranuar se grupi ka bërë plane të kryejë sulm vetëvrasës kundër rojeve kufitare saudite.

XS
SM
MD
LG