Ndërlidhjet

Një problem i paparë shkaktoi kaosin ajror në Britani


Ilustrim
Ilustrim

Ndërprerjet e fluturimeve në aeroportet e Britanisë së Madhe janë shkaktuar nga një “dështim i ri i sistemit kompjuterik, i cili nuk ka ndodhur kurrë më parë”, ka bërë të ditur Shërbimi Kombëtar i Trafikut Ajror.

Ky problem ka shkaktuar kaos në gjithë Britaninë të premten.

Fluturimet i janë kthyer normalitetit të shtunën, edhe pse 40 të tilla janë anuluar në aerportin Heathrow.

Sekretari i Transportit, Patrick McLoughlin, ka thënë se situata është e papranueshme.

Defekti teknik ka ndodhur në qendrën kontrrolluese Swanwick, në jug të Londrës.

Swanwick kontrollon 200,000 milje katrorë të hapësirës ajrore mbi Angli dhe Uells dhe ka të punësiar rreth 1,300 kontrollerë.

XS
SM
MD
LG