Ndërlidhjet

Ghani dënon dhunën në Afganistan


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka dënuar sulmet e militantëve në vendin e tij, të cilat janë intensifikuar javëve të fundit.

Në një fjalim televiziv, Ghani ka thënë se nuk do të dorëzohet dhe u ka bërë thirrje të gjithë liderëve fetarë, politikë dhe fisnorë që të dënojnë dhunën.

Ai ka thënë se sulmet janë joislame dhe çnjerëzore.

Fjalimi i Ghanit vjen dy javë para përfundimit të misionit luftarak të NATO-s në Afganistan.

Luftëtarët talibanë kanë vrarë të shtunën së paku 19 persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar të lartë të Gjykatës Supreme.

XS
SM
MD
LG