Ndërlidhjet

Abe fiton zgjedhjet në Japoni


Shinzo Abe
Shinzo Abe

Qeveria e kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, ka fituar me shumicë dërrmuese zgjedhjet parlamentare.

Exit-pollet tregojnë se votuesit i kanë dhënë Partisë Liberal-Demokrate të Abesë dhe partnerit të saj, Komeito, më shumë se dy të tretat e votave.

Abe ka thirrur zgjedhjet e parakohshme muajin e kaluar, duke thënë se do një mandat të freskët për programin e tij ekonomik.

Ai është zgjedhur në vitin 2012 dhe është përpjekur për të ringjallur ekonominë, duke rritur shpenzimet publike dhe duke shtypur para.

Por, pas një rritjeje fillestare, Japonia ka rënë përsëri në recesion në gjysmën e dytë të këtij viti.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme, megjithatë, vlerësohet të ketë qenë e ulët.

XS
SM
MD
LG