Ndërlidhjet

Hong-Kong: Policia i largoi barrikadat e fundit


Pamje nga ndërhyrja e policisë në Hong-Kong
Pamje nga ndërhyrja e policisë në Hong-Kong

Autoritetet e Hong-Kongut i kanë larguar sot barrikadat e fundit në vendin e protestave të aktivistëve prodemokratikë dhe i kanë arrestuar disa vetë.

Javën e kaluar, policia e pastroi vendin kryesor të protestave, afër selisë së qeverisë, duke i arrestuar më se 100 persona.

Për afro tre muaj, protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të lira dhe korrekte në vitin 2017, për këtë rajon gjysmë-autonom, pa ndërhyrjen e autoriteteve të Kinës në Pekin.

Në fund të muajit gusht të këtij viti, qeveria e Kinës ka shpallur se kandidatët për zgjedhjet e vitit 2017, së pari duhet të verifikohen nga një komitet i lojalistëve.

XS
SM
MD
LG