Organizatat Human Rights Watch dhe Amnesty International, u kanë bërë thirrje autoriteteve të Rusisë, që të ndërmarrin masa për ndaljen e fushatës së “persekutimit” kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut në Çeçeni dhe tu ofrojnë atyre mbrojtje.
Kjo deklaratë e e përbashkët është bërë sot, dy ditë pasi zyrja e degës së Komitetit për Parandalimin e Torturës (KPT) në Grozni, ishte ndezur.
Dy aktivistë të këtij komiteti ishin marrë nga persona të armatosur, ishin paraburgosur për disa orë nga policia dhe u ishin konfiskuar kompjuterët dhe telefonat mobilë personalë.
Presidenti çeçen, Ramzan Kadyrov, që mbështetet nga Kremlini, e kishte implikuar udhëheqësin e Komitetit për Parandalimin e Torturës, Igor Kalyapin, për ndihmë financare të një sulmi të armatosur në Grozni, më 4 dhjetor, nga i cili janë vrarë 14 policë.
Igor Kalyapin e kishte kritikuar presidentin Kadyrov për deklaratën se të afërmit e militantëve të involvuar në sulmet vdekjeprurëse do të dëboheshin hga Çeçenia dhe do të shkatërroheshin shtëpitë e tyre.
Rrjedhimisht, tetë shëtpi janë shkatërruar dhe janë ndezur.
Anna Neistat, nga organizata Amnesty International, tha se Kadyrov “duket se po udhëheq fushatë personale kundër” komitetit dhe zotit Kalyapin.