Ndërlidhjet

Merkel Mustafës: Keni sfida të mëdha


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e zgjedhjes në këtë post.

“Ju ndodheni para sfidave të mëdha, veçanërisht lidhur me afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, dialogun me Beogradin si dhe krijimin e strukturave të shtetit ligjor dhe të strukturave demokratike të vendit tuaj. Gjermania do të vazhdojë të jetë një partnere e besueshme e Kosovës”, thuhet në telegramin e kancelares Merkel.

Mustafa është zgjedhur në krye të qeverisë së re të Kosovës të martën e kaluar.

XS
SM
MD
LG