Ndërlidhjet

Thaçi e Jacobson bisedojnë për agjendën e qeverisë


Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorën amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se bisedimet janë përqendruar në agjendën e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe politikën e jashtme.

Thaçi ka thënë se ka siguruar ambasadoren Jacobson se Kosova do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj angazhimeve për konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe vazhdimin e dialogut.

XS
SM
MD
LG