Ndërlidhjet

Kthehet në rigjykim lënda ndaj 12 të akuzuarve


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje qështjen ndaj 12 personave të akuzuar për veprat penale krim i organizuar, blerje, posedim dhe shtije të pa autorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike si dhe veprën penale të shpërlarjes së parave.

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim lëndën për të cilën verdikti i shkallës së parë ishte shqiptuar më 14 prill të këtij viti dhe sipas tij Xh. Vuqetaj ishte dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim dhe 7.000 euro gjobë, R. Vuqetaj me 5 vjet e gjysmë burgim dhe 7.000 euro gjobë, N. Hacioglu me 7 vjet burgim dhe5 000 euro gjobë, S. Qollaku me 7 vjet burgim dhe 5 000 euro gjobë, B. Dejolli me 6 vjet burgim dhe 4 000 euro gjobë, N. Qollaku ishte dënuar me 6 vjet burgim dhe 5 000 euro gjobë, S. Qollaku me 6 vjet burgim dhe 5 000 euro gjobë, A.Qollaku me 6 vjet burgim dhe 5 000 euro gjobë, R. Nikçi me 6 vjet burgim, 5 000 euro gjobë, D. Qollaku me 3 vjet burgim dhe 2 000 euro gjobë, V. Qollaku me 3 vjet burgim dhe 2 000 euro gjobë si dhe Sh. Lajqi i cili qe dënuar me 6 muaj burgim e 2 mijë euro gjobë.

“Kolegji gjyqësor i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, gjeti se aktgjykimi i shkallës së parë, përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase i njëjti është i paqartë, në kundërshtim me vetveten dhe arsyet e dhëna në të. Po ashtu Gjykata e Apelit vëren se ky aktgjykim nuk është përpiluar konfrom dispozitave të nenit 370 të Kodit të Procedurës Penal dhe nuk është bërë vërtetimi i plotë dhe i drejt i gjendjes faktike”, thuhet mes të tjerash në një kumtesë të lëshuar nga Gjykata e Apelit në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG