Ndërlidhjet

Hyn në grevë pilotja ukrainase që po mbahet në Rusi


Ilustrim
Ilustrim

Avokati i pilotes ukrainase që po mbahet në Rusi, ka njoftuar se klientja e tij ka hyrë në një grevë urie si shenjë proteste për vendimin, sipas të cilit, asaj i është mohuar kontrolli mjekësor.

Mbrojtësi Maerk Feigin ka njoftuar se klientja e tij, Naduya Savchenko, ka njoftuar për grevën që e ka nisur të hënën, përmes një video-konference me avokatin.

Savchenko ka bërë të ditur se po hyn në grevë urie për shkak të vendimit, sipas të cilës, asaj i ëshrë mohuar që të bëjë një kontrollë për hunë, vesh dhe fyt.

Savchenko ishte arrestuar nga seperatistët në pjesën lindore të Ukrainës gjatë luftimeve në muajin qershor derisa në korrik ajo ishte transferuar në një qendër paraburgimi në Rusi.

Autoritetet ruse e akuzohjë atë për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve të cilët kanë vdekur teksa po mbulonin konfliktin në Ukrainën lindore.

Në fund të tetorit, një gjykatë në Moskë me pretendimin se hetimet janë duke vazhduar, e ka vazhduar paraburgimin ndaj pilotes ukrainase deri në fund të shkurtit të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG