Ndërlidhjet

Obama përshëndet ushtarët e kthyer nga Afganistani


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Duke e shënuar atë që ai e ka quajtur “pikë kthese” për ushtrinë amerikane, presidenti Barak Obama ka thënë se dislokimeve të mëdha të ushtarëve jashtë Amerikës, po iu vjen fundit.

Teksa ka folur të hënën në një bazë ushtarake në New Jersey, Obama ka përshëndetur trupat amerikane të kthyera nga Afganistani.

Komandanti i përgjithshëm ka njoftuar se afro 180 mijë trupa kishin qenë në Irak dhe Afganistan në kohën kur ai e ka marrë detyrën prej presidenti por sipas tij, deri në fund të dhjetorit, numri i këtyre trupave do të jetë më pak se 15 mijë.

Presidenti ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur për ti dhënë fund misionit ushtarak në Afganistan në fund të këtij viti, duke lënë pas një forcë që do ti trajnoj trupat afgane të sigurisë.

Obama është shprehur i bindur se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të cilët po luftojnë krahas Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, më në fund do ta shkatërroj grupin ekstremist.

XS
SM
MD
LG