Ndërlidhjet

Diplomatët amerikanë dhe zyrtarët iranianë diskutojnë në Gjenevë


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët iranianë kanë njoftuar se takimi me Shtetet e Bashkuara në lidhje me programin bërthamor të Iranit po vazhdon në një atmosferë të mirë pavarësisht qëndrimeve të kundërta rreth programit bërthamor të Tehranit.

Diplomatët nga SHBA dhe zyrtarët iranian e kanë filluar takimin të hënën në Gjenevë, ndërsa ky takim do të vazhdoj edhe gjatë ditës së sotme.

Takimi i cili po mbahet në Gjenevë i paraprinë një takimi që pritet të mbahet në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore: SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Britanisë, Kinës dhe Rusië.

Bisedimet e mëhershme rreth programit bërthamor të Iranit nuk kanë prodhuar një marrëvshje ndonëse ishte pritur një gjë e tillë.

Kjo edhe është arsyeja pse bisedimet në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore janë zgjatur edhe për disa muaj.

Fuqitë perëndimore duan që Irani të frenojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore dhe nuk synon krijimin e armës atomike.

XS
SM
MD
LG