Ndërlidhjet

UNICEF dënon sulmin në Peshauar


Peshauar, Pakistan
Peshauar, Pakistan

Fondacioni për fëmijë i Kombeve të Bashkuara ka dënuar sulmin e sotëm në një shkollë të Pakistanit, ku kanë gjetur vdekjen mbi 125 persona, shumica nga ta fëmijë.

“Ne po marrim lajme nga kolegët tanë në Pakistan që një shkollë në Peshauar është sulmuar dhe se ka numër të madh të fëmijëve dhe mësuesve të vrarë. UNICEF-i dënon të githa sulmet që prekin fëmijët dhe eudukimin e fëmijëve. Ky është mosrespektim i parimeve themelore të njerëzimit, për të cilin nuk mund të ketë asnjë justifikim”, ka thënë zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac.

Përgjegjësinë për sulmin në Shkollën Publike Ushtarake në Peshauar e kanë marrë talibanët.

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, ka shpallur tre ditë zie për viktimat.

XS
SM
MD
LG