Ndërlidhjet

Abbott kërkon “rishikimin” e sulmuesit në Sidnej


Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.
Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka urdhëruar rishikimin e prejardhjes së personit që qëndron prapa rrethimit të kafenesë në Sidnej.

Abbott ka thënë se duhet rishikuar se përse Man Haron Monis nuk ka qenë në listën e vëzhguesve, me gjithë historinë e tij të dhunës dhe të jostabilitetit mendor.

Monis ka vdekur së bashku me dy pengje të martën, kur policia ka hyrë në kafenenë që ai ka mbajtur peng për 16 orë.

Ai është përballur me akuzat për sulm seksual dhe për ndihmë në vrasje.

Monis, me prejardhje nga Irani, ka pasur histori të aktivizmit të motivuar nga feja dhe e ka quajtur veten klerik.

Por, zyrtarët kanë thënë se nuk ka ende dëshmi se aksionet e tij kanë qenë të lidhura me rrjetet ndërkombëtare militante, pavarësisht se ka përdorur një flamur islamik gjatë rrethimit të kafenesë.

XS
SM
MD
LG