Ndërlidhjet

Italia arreston 18 biznesmenë kinezë


Ilustrim
Ilustrim

Policia financiare e Italisë ka njoftuar të mërkurën se i ka arrestuar tetëmbëdhjetë persona të dyshuar për transferimin e paligjshëm të një miliard eurove në Kinë, përmes një kompanie britanike.

Të arrestuarit dyshohen se kanë fiituar para nga importi i mallërave të falsifikuara nga Kina, mallëra për të cilat nuk kanë paguar obligime tatimore.

Të dyshuarit, siç është bërë me dije, janë biznesmenë kinezë që janë banorë të Romës në Itali, e që kanë qenë të njohur për organet e rendit.

Për të realizuar fitimet e tyre, biznesmenët, sipas policisë italiane, kanë përdorur kompaninë britanike Sigue Global Service, përmes së cilës edhe i kanë transferuar paratë në Kinë

XS
SM
MD
LG