Ndërlidhjet

Në BE diskutohen marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë


Ilustrim
Ilustrim

Liderët e Bashkimit Evropian do të marrin pjesë në një samit dy-ditorë në të cilin do të diskutohen marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë.

Nuk pritet që të ketë sanksione të reja në samitin i cili punimet do t’i filloj të enjten.

“Nuk ka ndonjë mendim për ti forcuar këto saknsione”, i ka thënë një diplomat në Bruksel, agjencisë AFP.

“Nuk duam ta provokojmë Putinin më shumë”, ka thënë një diplomat tjetër.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, si përgjigje kjo ndaj veprimeve ruse në Ukrainë.

Samiti do të udhëhiqet nga presidenti i sapoemëruar i Këshillit Evropian, ish-kryeministri polak, Donald Tusk.

XS
SM
MD
LG