Ndërlidhjet

Tetë kongresistë amerikanë për vizitë në Serbi


Beograd
Beograd

Një delegacion i përbërë prej tetë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara po qëndron në Serbi, për vizitë dyditore.

Vizita është pjesë e një turneu të gjerë evropian, me qëllim ndërtimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik të rajonit, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe adresimin e çështjeve si siguria kibernetike, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Beograd.

Delegacionin e përbëjnë kongresistët: Bob Gudlet, Xherold Nedler, Xhim Sensenbrener, Tom Marino, Bllejk Farenthold, Shejla Xhekson-Li, Stiv Koen dhe Henk Xhonson.

Kongresistët amerikanë do të takohen me përfaqësues të Qeverisë së Serbisë, deputetë të Kuvendit të Serbisë, si dhe përfaqësues të sektorit privat dhe civil.

XS
SM
MD
LG