Ndërlidhjet

Kërkohen 10 vjet burgim për liderin opozitar rus


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny (djathtas) dhe vëllari i tij Oleg.
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny (djathtas) dhe vëllari i tij Oleg.

Prokurorët rusë kanë kërkuar nga gjykata që të dënojë liderin e opozitës, Aleksei Navalny, me 10 vjet burgim, në një rast për vjedhje.

Navalny dhe vëllai i tij, Oleg, janë duke u gjykuar nën akuzat për vjedhje të afro 27 milionë rublave (450 mijë dollarë) nga një degë e kompanisë franceze të kozmetikës, Yves Rocher, nëpërmjet mashtrimit dhe pastrimit të një pjese të parave.

Prokurorët kanë thënë para gjykatës në Moskë se fajësia e tyre është dëshmuar dhe kanë kërkuar 10 vjet burgim për Aleksei Navalnyn dhe tetë për vëllaun e tij.

Navalny është kritik i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka ndihmuar në organizimin e protestave antiqeveritare më 2011-2012.

Ai thotë se procesi kundër tij është pjesë e fushatës së Kremlinit për të heshtur disidentët.

XS
SM
MD
LG