Ndërlidhjet

Grupi i kontaktit për Ukrainën mblidhet të dielën


Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier
Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë të premten se grupi i kontaktit i cili ka për qëllim zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë, mund të takohet të dielën në Minsk.

Teksa ka folur në Kiev, Steinmeier ka thënë se grupi e ka mbajtur një video-konferencë gjatë të premtes, ndërsa ka shfaqur shpresën se përfaqësuesit e këtij grupi do të takohen edhe fizikisht gjatë fundjavës.

Ministri gjerman ka thënë se ende ka shumë punë për tu bërë, me qëllim që të zbatohet marrëveshja e armëpushimit e arritur në Minsk gjatë muajit shtator.

Një takim konstruktiv i grupit para festës së Krishtlindjeve, sipas Stenmeier, do të jepte shpresa se gjërat do të jenë më mirë gjatë vitit të ardhshëm.

Grupi i kontaktit për Ukrainën është në përbërje të përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë dhe të OSBE-së.

Pas dhënies së këtyre deklaratave, Steinmeier e ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

Ministria e jashtme ruse përmes një deklarate të lëshuar, ka bërë thirrje që grupi i kontaktit për Ukrainën, të takohet sa më parë.

XS
SM
MD
LG