Ndërlidhjet

Suedi: Dy eksplodime në qytetin Malme


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Suedisë thotë se dy makina-bomba i kanë thyer disa dritare në një lagje multietnike në qytetin Malme, që është i treti për nga madhësia në Suedi.

Zëdhënësja e policisë, Linda Pleym, tha se askush nuk është plagosur nga shpërthimet e sotme në lagjen Rosengaard, që është e dominuar nga imigrantët nga Iraku, Kosova, Bosnjë Hercegovina dhe Libani.

Një makinë-bombë eksplodoi afër ndërtesës, ndërsa tjetra në një parking të afërt.

Nuk është e qartë se kush ka dorë në këto dy shpërthime dhe nëse ato janë të ndërlidhura. Nukjanë bërë arrestime të menjëhershme, raporton AP.

Këto dy eksplodime ishin të fundit në një varg shpërthimesh, që e kanë tronditur këtë qytet në pjeësn jugore të Suedisë, gjatë muajve të fundit.

Më herët këtë vit, një ndërtesë në qendër të qytetit, ku gjendeshin gjykata, policia, prokuroria dhe qendra për të arrestuar, dy herë ishin marrë në shënjestër. Nuk ka pasur të lënduar, po ashtu.

XS
SM
MD
LG