Ndërlidhjet

Futboll: Real Madridi – fitues i Kupës Botërore për ekipe


Futbollistët e Real Madridit duke festuar triumfin në Kupën e Kampionëve Evropian
Futbollistët e Real Madridit duke festuar triumfin në Kupën e Kampionëve Evropian

Ekipi i futbollit, Real Madridi, e ka fituar Kupën Botërore në konkurrencën e ekipeve, pasi mbrëmë vonë e mundi ekipin San Lorenzo nga Argjentina, me rezultat 2:0. Ndeshja u zhvillua në Marrakesh të Marokut.

Ky është trofeu i katërt i Real Madridit këtë vit, dhe fitorja e 22 e njëpasnjëshme në të gjitha kategoritë e garave.

Më parë këtë vit, Real Madridi i ka fituar edhe Kupën e Kampionëve Evropian, Kupën e Spanjës dhe Super Kupën Evropiane.

XS
SM
MD
LG