Ndërlidhjet

Rusi: U bllokua faqja në Facebook që ftonte për protesë


Faqja në Facebook e cila bënë thirrje për protestë në mbështetje të Navalnyt
Faqja në Facebook e cila bënë thirrje për protestë në mbështetje të Navalnyt

Rregullatori i mediave në Rusi, Roskomnadzor, tha se e ka bllokuar qasjen në një faqe në Facebook, që bënte thirrje për demonstratë në mbështetje të liderit opozitar, Aleksei Navalny, i cili ballafaqohet me akuza për vjedhje, që ai e cilëson si fushatë e presidencës së Rusisë për t’i heshtur kundërshtarët.

Deri tash afro 12 mijë përdorues të rrjetit Facebook kishin konfirmuar se do të merrnin pjesë në protestën e 15 janarit në një shesh në Moskë, afër Kremlinit.

Facebook nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për koment.

Kjo faqe mund të hapet jashtë Rusisë.

Prokurorët rusë kanë kërkuar nga një gjykatë në Moskë që zoti Navalny të dënohet me 10 vjet burg për akuza se i ka vjedhur më se 500 mijë dollarë.

XS
SM
MD
LG