Ndërlidhjet

Egjipt: Presidenti e shkarkoi shefin e inteligjencës


Pamje e sheshit Tahrir në kryeqytetin Kajro në Egjipt
Pamje e sheshit Tahrir në kryeqytetin Kajro në Egjipt

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sissi, e ka shkarkuar shefin e inteligjencës, Mohamed Farid el-Tohamy, i cili ishte emëruar vetëm disa ditë pas përmbysjes së ish-presidentit islamist, Mohamed Morsi, në vitin 2013.

Gjeneral Tohamy, të cilit i është dhënë urdhër për pensionim, është konsideruar si pjesëtar i linjës së fortë në goditjen e qeverisë së Egjiptit kundër islamistëve dhe disidentëve sekularistë, pas përmbysjen së zotit Morsi.

Ushtrues i detyrës së shefit të ri të inteligjencës së Egjiptit është emëruar Khaled Mahmoud Fuad Fawzy, që ishte zëvendës i gjeneralit Tohamy.

Nuk është dhënë ndonjë arsye për pensionimin e zotit Tohamy, por në raporte theksohen shkaqet shëndetësore.

XS
SM
MD
LG