Ndërlidhjet

Lavrov takon kryenegociatorin palestinez


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kryenegociatori palestinez në bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme, Saeb Erekat, ka takuar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Erekat dhe Lavrov kanë folur për përpjekjet e paqes dhe për një draft-rezolutë të Kombeve të Bashkuara që do të shtronte rrugën për krijimin e shtetit palestinez.

Drafti, i paraqitur nga Jordania javën e kaluar, por në emër të palestinezëve, vendos një afat prej 12 muajsh për përfundimin e negociatave për zgjidhje finale dhe fundin e vitit 2017 si kohë për tërheqjen e Izraelit nga territoret palestineze.

Izraeli e kundërshton ashpër këtë draft, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk do ta mbështesin po ashtu.

Lavrov ka thënë se Rusia “mbështet plotësisht aspiratën e ligjshme të popullit palestinez për shtetësi”.

XS
SM
MD
LG