Ndërlidhjet

Pakistani do të ekzekutojë afro 500 persona


Viktimat e masakrës së Peshauarit
Viktimat e masakrës së Peshauarit

Pakistani do të nisë me ekzekutimin e afro 500 të të burgosurve, të dënuar për terrorizëm, në javët e ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Chaudhry Nisar Ali Khan.

“Ekzekutimet duhet të nisin, brenda javëve të ardhshme”, ka thënë Nisar.

Autoritetet pakistaneze janë zotuar se do të hakmerren ndaj masakrës së talibanëve në Peshauar.

Më 16 dhjetor, militantët kanë vrarë 141 persona në Shkollën Publike Ushtarake, në mesin e tyre 132 fëmijë.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka rikthyer dënimin me vdekje të rasteve të lidhura me terrorizëm, një ditë pas tragjedisë.

XS
SM
MD
LG