Ndërlidhjet

Tunizi: Essebsi pretendon se i ka fituar zgjedhjet presidenciale


Beji Caid Essebsi
Beji Caid Essebsi

Ish-kryetari i Parlamentit të Tunizisë, Beji Caid Essebsi, ka pretenduar se ka fituar në rundin e dytë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale.

Rezultatet zyrtare preliminare ende nuk janë publikuar.

Këto zgjedhje shihen si hapi final i Tunizisë kah demokracia e plotë, katër vite pas përmbysjes me kryengritje të liderit autokratik, Zine El-Abidine Ben Ali.

Essebsi ka pretenduar fitore menjëherë pasi janë mbyllur vendvotimet, duke thënë se e ka mundur rivalin e tij, presidentin aktual, Moncef Marzouki.

XS
SM
MD
LG