Ndërlidhjet

Papa: Vatikani - i sëmurë nga karrierizmi dhe lakmia


Papa Françesk
Papa Françesk

Në fjalimin e tij vjetor me rastin e Krishtlindjeve, Papa Françesk tha sot se karrierizmi, intrigat dhe lakmia, i ka prekur priftërinjtë, peshkopët dhe kardinalët, duke i infektuar me “Alzheimerin shiprtëror”.

Papa Françesk, që është i pari joevropian në postin e kreut të Kishës Katolike, tha se Administrata qendrore e kësaj kishe (Curia) , “duhet të ndryshoj, të përmirësohet dhe nëse ajo nuk e kritikon vetveten, nëse nuk ec me kohën, nëse nuk përpiqet të përmirësohet, atëherë ajo është trup i sëmurë”, raporton agjencia Reuters.

Papa theksoi se disa në këtë administratë veprojnë sikur të jenë “të pavdekshëm, imunë ose bile edhe të domosdoshëm”, që ishte një referencë e qartë për kaardinalët e pensionuar, që mbeten në Vatikan dhe vazhdojnë të ushtrojnë ndikim.

XS
SM
MD
LG