Ndërlidhjet

Francë: Nga depërtimi i makinës, 10 të plagosur


Zjarrëfikësit duke e kontrolluar makinën me të cilën një shofer depërtoi në tregun e Krishlindjeve në qytetin Nant
Zjarrëfikësit duke e kontrolluar makinën me të cilën një shofer depërtoi në tregun e Krishlindjeve në qytetin Nant

Së paku 10 vetë janë lënduar kur një shofer me makinën e vet ka depërtuar në një treg të Krishtlindjeve në qytetin perëndimor francez, Nant.

Një burim i afërt me hetimet tha se vozitësi e kishte therrë vetveten me thikë pasi makina u ndal.

Ky incident, mbrëmë vonë, u bë vetëm një ditë pasi një shofer tjetër, duke brohoritur “Zoti është i madh” në gjuhën arabe, i goditi këmbësorët në qytetin tjetër francez, Dizhon. Me këtë rast u plagosën 13 vetë.

Prokurori tha se sulmuesi, që ishte arrestuar, kishte histori të gjatë të sëmundjes psikike.

Më 20 dhjetor, një person, po ashtu, duke brohoritur “Zoti është i madh” i ka therrë tre policë në qytetin qendror francez, Turs, para se të qëllohej për vdekje.

Dje, presidenti i Francës, Francois Hollande, ka bërë thirrje për vigjilencë pas këtyre sulmeve dhe ka kërkuar nga opinioni që të mos përhapet panik.

XS
SM
MD
LG