Ndërlidhjet

AI: Ekzekutimet në Pakistan nuk e reduktojnë dhunën


Ilustrim
Ilustrim

Organizata ndërkombëtare Amnesty International, i vlerëson si shqetësuese planet e Pakistanit për të ekzekutuar qindra talebanë ngase sipas tyre, kjo nuk do të ndikoj në mbrojtjen e civilëve të pafajshëm.

Sipas zëvendësdrejtorit të kësaj organizate për rajonin e Azi-Paqësorit që e ka bazën në Londer, David Griffiths, ekzekutimi i militantëve përveç që nuk do të ndikojnë asgjë në mbrojtjen e civilëve, do ta rrisin nivelin e dhunës në Pakistan.

Deklatata nga AI është bërë një ditë pasi që Pakistani ka njoftuar se do t’i ekzekutoj më shumë se 500 të burgosur talebanë.

Njoftimi për ekzekutimin e të burgosurve është bërë pasi qeveria pakistaneze e ka rikthyer dënimin me vdekje.

Rikthimi i dënimit më vdekje është bërë disa ditë pas sulmit në një shkollë në Peshauar, me ç’rast janë vrarë 141 persona, në mesin e të cilëve 132 fëmijë.

XS
SM
MD
LG