Ndërlidhjet

Seperatistët në Indi vrasin 34 persona


Ilustrim
Ilustrim

Seperatistët fisnorë kanë vrarë së paku tridhjetekatër persona në mesin e të cilëve edhe katër gra.

Vrasjet janë kryer gjatë një serie të sulmeve në shtetin verilindor të Indisë, Assam në krahinat Kokrjhar dhe Sonitpur.

Mediat lokale kanë njoftuar se në këtë shtet, gjatë të martës kanë ndodhur katër sulme nga ana e talebanëve.

Më shumë se 10 mijë persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre nga verilindja e Indisë në fillim të këtij viti, kur për shkak të një mosmarrëveshje kufitare kanë shpërthyer përleshjet e dhunshme.

Si rezultat i përleshjeve në vitin 2012, afro 100 persona janë vrarë ndërsa 400 mijë të tjerë, ishin zhvendosur nga vatrat e tyre.

XS
SM
MD
LG