Ndërlidhjet

Koordinohen operacionet afgano-pakistaneze


Ilustrim
Ilustrim

Shefat ushtarakë të Afganistanit dhe Pakistanit, janë marrë vesh që të koordinojnë operacionet ushtarake që kanë për cak bazat e talebanëve përgjatë kufirit në mes të dyja vendeve.

Udhëheqësi i ushtrisë afgane, Sher Mohammad Karimidhe dhe homologu i tij pakistanez, Raheel Sharif, janë takuar të martën në Ravalpindi në praninë e komandantit të lartë të NATO-s në Afganistan, John Campbell.

Takimi ka ndodhur një javë pas një sulmi të talebanëve në një shkollë në Peshauar të Pakistanit, me ç’rast janë vrarë mbi 140 persona, shumica nga ta fëmijë.

Në të kaluarën, të dyja vendet e kanë akuzuar njëra-tjetrën se po i lejojnë sulmet e militantëve përgjatë kufirit.

Gjatë të martës, zyrtarët afganë kanë njoftuar se më shumë se 150 militantë janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur gjatë dymbëdhjetë ditëve të fundit, si rezultat i luftimeve në provincën kufitare Kunar, në rajonin Dangam.

XS
SM
MD
LG